20:43 / 31.12.2022
Atmosferë festive në Prishtinë, në 2023 qytetarët presin mirëqenie |Video
RTKlive
Në prag të ndërrimit të viteve, në Prishtinë po mbizotëron atmosferë festive.
Numri i qytetarëve që kanë vendosur të kalojnë këto orë të fundit të vitit 2022 në sheshet e kryeqytetit, nuk është i vogël.
Megjithatë, sipas traditës, nata e Vitit të Ri pritet në familje. Por, pas orës 24:00, mund të pritet dalje më e madhe e qytetarëve në sheshet e kryeqyteit për të festuar.
Ndërkohë, më sheshin “Verë n’dimën” afër Katedrales “Shën Nënë Tereza”, vazhdon të ketë muzikë dhe pije të ndryshme të ngrohta.
Ndërkohë, pritjet e qytetarëve për vitin 2023 janë nga më të ndryshmet. Megjithatë. mbizotëron dëshira për punë, mirëqenie dhe qetësi.























