20:58 / 31.12.2022
Presheva pa dekorime, por me mërgimtarët që i japin hijeshi festës |Video
RTKlive
Në prag të ndërrimit të viteve, në Preshevë dhe në të gjithë Luginën, në familjet shqiptare mbizotëron dëshira dhe urimi që viti 2023 të sjellë më shumë begati.
Megjithatë, ndryshe nga qytetet dhe rajonet e tjera, në Preshevë nuk ka ndonjë organizim institucional për të pritur ndërrimin e moteve.
Madje, nuk ka pasur as dekorim të qytetit sepse masat e vendosura nga Qeveria e Serbisë, nuk e lejojnë një gjë të tillë. Kjo me arsyetimin e ruajtjes së energjisë elektrike.
Në këtë drejtim, kjo festë duket më e zbehtë, e së cilës sidoqoftë, hijeshinë dhe ndriçimin ia kanë sjellë mërgimtarët të cilët kanë ardhur në numër të madh për të pritur këtë festë së bashku me familjet e tyre në Luginë.























