21:13 / 31.12.2022
Prizreni në festë, të rinjtë i japin gjallëri qytetit të vjetër|Video
RTKlive
Qytetarët e Prizrenit, si zakonisht, natën e ndërrimit të moteve e presin në familjet e tyre.
Por qyteti dhe sheshet e tij mbushën plot me qytetarë, kryesisht të rinj të cilët i japin gjallëri kësaj feste, pas orës 24:00.
Për më tepër, në qytet mbërrijnë edhe shumë qytetarë të tjerë nga fshatrat përreth, duke i dhënë edhe më shumë atmosferë qytetit të vjetër.
Gjithashtu në qytet do të përformojnë edhe grupet e ndryshme muzikore, nga ora 21:00 deri në orën 01:00, duke krijuar atmosferë edhe më festive.























