08:02 / 03.01.2023
Moti sot, me mjegull dhe rreze dielli
RTKlive
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me ngrica të dobëta, por me temperatura pothuajse pranverore në mesditë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillën ndërmjet -2 dhe 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 9 dhe 11 gradë Celsius.
“Në mëngjes në shumë vende parashihet të ketë mjegull si pasojë e rrezeve të diellit, presionit të lartë atmosferik dhe ndryshimit të tablosë termike”, njofton IHMK.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.
























