Akademik Muhamedin Kullashi sonte në ‘RTK Prime’
BKT
Foto: RTK
Kosovë

Akademik Muhamedin Kullashi sonte në ‘RTK Prime’

RTKlive

Emisioni i parë i "RTK Prime" për këtë vit, rikthehet sonte me një intervistë me akademik Muhamedin Kullashin.

Çfarë ndodhi në Paris nga viti 2008 deri më 2016?

Cilat ishin prapaskenat e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës?

Si ndryshoi situata në Kosovë pas raportit të ish senatorit zviceran,  Dick Marty?

Përse Kosova dështoi të anëtarësohet në UNESCO?

Përse sipas Kullashit, Kosova dhe Serbia do ta pranojnë planin franko-gjerman?

Cilat janë përgjigjet e Kullashit për kreun e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës,  Mehmet Kraja?

Për këto dhe tema të tjera, akademik Muhamedin Kullashi, sonte në ‘RTK Prime”. Emisioni fillon në orën 20:20 dhe transmetohet në RTK 1.


MË SHUME NGA Kosovë