Prokuroria brenda 24 orësh ka ngritur 42 aktakuza
M.Shefkiu/RTKLive
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 42 aktakuza kundër 47 personave për vepra të ndryshme penale. E po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 9 persona, si dhe janë bërë 4 kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër 4 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit për medie, nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit është ndaluar një person, i cili ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, si dhe ka ngritur njëzetenjë aktakuza kundër njëzetetre personave për vepra të ndryshme penale.
“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi}”, thuhet në njoftim.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar për kryerje të veprës penale, dhe ka ngritur dhjetë aktakuza për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të Prokurorit është ndaluar një person i dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, dhe ka ngritur një aktakuzë, kundër tre personave.
“Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale. E Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person, dhe ka ngritur 4 aktakuza kundër katër personave për vepra penale te ndryshme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.























