Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet rruga për në Prevallë
BKT
Kosovë

Përfundon protesta në Shtërpcë, lirohet rruga për në Prevallë

N.Mekolli /RTKlive

(E plotësuar) Policia e Kosovës njofton se ka përfunduar protesta në Shtërpcë dhe tani është liruar rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë, për qarkullimin e automjeteve.

“Ju njoftojmë se në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pra pasi ka përfunduar protesta, tani, rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë është e lirë për qarkullimin e automjeteve.

Protestë në Shtërpcë pas plagosjes së dy të rinjve serbë

Sot në Shtërpcë është mbajtur protesta e serbëve, e cila, siç thanë organizatorët, vjen pas “shtypjes së vazhdueshme të serbëve në Kosovë”. Protesta u mbajt dy ditë pasi dy persona u plagosën në Shtërpcë.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime , “Shtërpca është zemra e Serbisë” dhe “Ne duam vetëm paqe”.

Në këtë protestë folën edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq si edhe kryetari i Shtërpcës, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq.

Policia e Kosovës më heret ka njoftuar se mbylli për qarkullim rrugën rajonale Shtërpcë-Prevallë, nga fshati Drajkovc deri në Brezovicë, deri në përfundimin e protestës, që nisi të dielën në orën 12:00.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën Shtërpcë - Prevallë

N.Mekolli /RTKlive

Policia e Kosovës njofton se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00.

“Ju njoftojmë se rruga rajonale Shtërpcë- Prevallë, nga ora 11:30 do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve, deri në një njoftim tjetër, kjo për arsye të protestës së paralajmëruar që do të mbahet në Shtërpcë, nga ora 12:00”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se rruga do të jetë e mbyllur nga fshati Drajkovc i komunës së Shtërpcës deri në Brezovicë.

Policia gjithashtu paralajmëron se sapo të përfundon protesta qytetarët do të lajmërojë me kohë.

Në rrugën nga Gjilani në Shtërpcë, serbët në mënyrë të organizuar po shkojnë në protestë në Shtërpcë, radhët janë të gjata, duke ndjekur linjën shihen automjete me targa të qyteteve të Serbisë. Është shtuar edhe patrullimi i Policisë së Kosovës, por vihen re edhe vetura të Karabinierëve.


MË SHUME NGA Kosovë