Ministria e Shëndetësisë konfirmon hetimin ndaj tre kirurgëve
BKT
Kosovë

Ministria e Shëndetësisë konfirmon hetimin ndaj tre kirurgëve

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas raportimit të mediave se tre kirurgë janë të dyshuar për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë.

“Në lidhje me rastin e raportuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, ‘Shekih Zajed’ së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion”, thuhet në reagimin e MSH-së.

Tutje kjo ministri ka thënë se bashkë me ShSKUK-në janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

“Njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore”, thuhet tutje në reagim.


MË SHUME NGA Kosovë