23:38 / 09.01.2023
Delegacioni nga Shërbimi Korrektues për vizitë në SHBA
B. H. / RTKlive
Një delegacion nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, i udhëhequr nga zv.drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Ismail Dibrani, po qëndron për vizitë studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata sot janë pritur nga Sekretari i Departamentit Korrekutes të Pensylvanisë, George Little.
“Vizita ka për qëllim njohjen e sistemit të burgjeve në shtetin e Pensylvanisë, me theks të veçantë trajtimin e personave me nevoja të veçanta. Shërbimi Korrektues i Kosovës falënderon Ambasadën Amerikane në Prishtinë, veçanërisht INL-in, i cili me donacionet e tij po vazhdon ta mbështesë avancimin e SHKK-së në të gjitha fushat”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.























