FSK-së i shtohen edhe dy nënoficerë pas shkollimit në Turqi
RTKLive
Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe dy nënoficerë pas shkollimit në Turqi. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se dy nënoficerët, Arben Kasumi dhe Besnik Ukshini kanë diplomuar me sukses të lartë në mesin e 96 kolegëve tjerë turk.
"Shtohet numri i nënoficerëve profesionist nga shkollat specialistike të vendeve partnere. Në Shkollën e lartë të Nënoficerëve në Republikën e Turqisë, dje dy nënoficerët tanë, rreshter shtabor Arben Kasumi dhe rreshter Besnik Ukshini diplomuan me sukses të lartë, në mesin e 96 kolegëve tjerë turq dhe vendeve tjera pjesëmarrëse.Mirënjohje për forcat turke për mundësinë e dhënë dhe urime për nënoficerët tanë!. Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja", ka shkruar Mehaj në "Facebook".























