Presidentja përkujton Enver Malokun
BKT
Kosovë

Presidentja përkujton Enver Malokun

RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar atdhetarin dhe gazetarin Enver Maloku, në 24 vjetorin e vrasjes.

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Në 24 - vjetorin e vrasjes së atdhetarit e gazetarit Enver Maloku, e kujtojmë me respekt bashkëpunëtorin e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova dhe drejtuesin e Qendrës për Informim të Kosovës, zërin e të vërtetës sonë nga kohët e errëta.   

Siç bëri ai për të vërtetën, duhet të bëjmë ne, duke zbardhur autorët e vrasjes së tij dhe duke i përballë me drejtësinë!

Qoftë i paharruar kujtimi për Enver Malokun!


MË SHUME NGA Kosovë