13:52 / 13.01.2023
Haradinaj: Sebahajdin Cena ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës
V.Thaçi / RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të profesorit dhe atdhetarit Sebahajdin Cena, ku ka dërguar ngushëllimet me të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe gjithë qytetarëve të Rahovecit.
Haradinaj ka thënë se profesori Sebahajdin Cena ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira.
"Ai ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit. Trimëria dhe vendosmëria e tij deri në vetëmohim, do të kujtohet gjithmonë në historinë tonë kombëtare", ka shkruar Haradinaj në Facebook..























