Haradinaj me ish-bashkëluftëtarët evokojnë kujtime nga ditët e lavdishme
BKT
Kosovë

Haradinaj me ish-bashkëluftëtarët evokojnë kujtime nga ditët e lavdishme

B. H. / RTKlive

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Pejë në mesin e bashkëluftëtarëve nga Batalioni i Parë Sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë evokuar kujtime për ditët e luftës dhe nderuan heronjtë Fadil Nimani, udhëheqës i Batalionit dhe Jusuf Kelmendi e Ahmet Gjikolli, luftëtarë të orëve të para.

"Batalioni i Parë Sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit, kreu detyrën me profesionalizëm e trimëri. Siç kisha nderin t'i kam përkrah gjatë Luftës Çlirimtare, sot u bashkova me ta dhe komandantin Bujar Ukimeraj", ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook.


MË SHUME NGA Kosovë