“Rruga e shenjtë” që nisi para një dekade e nuk përfundoi akoma/Video
Donika Sherifi/RTK
Rruga prej rreth 40 kilometrash deri në Mitrovicë, e nisur rreth një dekadë më parë, ende nuk ka përfunduar. Afatet për përfundimin e saj janë përcaktuar brenda këtij viti. E nga Ministria e Infrastrukturës kanë thënë se punimet janë ndërprerë për shkak të ndryshimit të motit.
Për më shumë se një dekadë, kjo rrugë është e mbushur me tabela që lajmërojnë për punimet në rrugë.
Me këtë pamje, tanimë janë mësuar edhe ata që përshkojnë këtë rrugë.
Për këtë problem disavjeçar, Ministria e Infrastrukturës është përgjigjur shkurt, se për momentin janë ndërprerë punimet në këtë rrugë për shkak të kushteve atmosferike, siç ndodh në të gjitha projektet infrastrukturore.
Të lodhur me këtë gjendje të rrugës janë shprehur ata që e frekuentojnë rrugën pothuajse çdo ditë.
Ky projekt ka vlerë mbi 26 milionë euro, derisa ishte paralajmëruar se punimet do të përfundojnë këtë vit.























