Mehaj: Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja, në partneritet me SHBA-në
BKT
Foto nga Facebook
Kosovë

Mehaj: Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja, në partneritet me SHBA-në

N.Mekolli /RTKlive

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka thënë se FSK vazhdon drejtë sukseseve të reja me partnerin strategjik, SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në po shtohen specialistët tanë të mirëmbajtjes të trajnuar dhe certifikuar për mirëmbajtjen e automjeteve tona të blinduara nga instruktorët ushtarakë amerikanë.

“Në kuadër të bashkëpunimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Ushtrisë Amerikane nga  Kampi Bondsteel, në Kazermën Skënderbeu në Ferizaj u realizua Kursi për Mirëmbajtjen e  automjeteve të blinduara - Armored Security Vehicle (ASV)”.

Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja me partnerin tonë strategjik, SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura!”, shkruan Mehaj.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, avion, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme


MË SHUME NGA Kosovë