Hulumtim: Keqpërdorin licencat, inspektorati ua revokon
Foto: RTKlive
Kosovë

Hulumtim: Keqpërdorin licencat, inspektorati ua revokon

RTKlive

Sonte emisioni hulumtues “Udhëve” në RTK, do të sjell në vëmendje se si Inspektorati i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore (AKMRrSB), i ka revokuar licencën e ekspertit për mbrojtje nga rrezatimi Sehad Kadirit, pasi me një kod të tij 008/18 ka operuar ilegalisht Ibrahim Gashi.

Hulumtimi sjell në pah se si këtij të fundit, po ashtu i është ndaluar veprimtaria e matjeve të rrezatimit si dhe kompanisë ‘Euro Steel’ në Pejë i është kërkuar që të ndërpresë bashkëpunimin me personat në fjalë

Gazetari Alban Selimi, pas hulumtimeve të tij, sjell në këtë emision fakte se si ka disa muaj që inspektori i vetëm i Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguria Bërthamore (AKMRrSB) Fadil Hasani ka dhënë dorëheqje.

Por, disa javë para se të bëjë një veprim të tillë, ai ka gjetur një mori keqpërdorimesh me licenca të cilët lëshohen nga Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi për ekspertët që kanë të drejtë të bëjnë ekspertiza për bizneset që punojnë me rreze X.

Një mori dosjesh të siguruara në AKMRrSB  përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare konfirmojnë këto shkelje.

Emisioni “Udhëve” transmetohet sonte me fillim në orën 20:20 në RTK1.


MË SHUME NGA Kosovë