Mbishkrime “Wagner” në veri të Mitrovicës
Foto: Dërguar nga Venhar Isufi, lexues i RTKlive.com
Kosovë

Mbishkrime “Wagner” në veri të Mitrovicës

J.Musliu/RTKlive

Persona deri më tani të panjohur kanë vendosur mbishkrime me fjalën “WAGNER” në disa vende në veri të Mitrovicës. Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur “WAGNER-in” si grup terrorist.

Për vendosjen e këtyre grafiteve, ka njoftuar edhe Policia e Kosovës. “Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe ‘WAGNER”, deklaroi Policia e Kosovës.

“Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”.

Ndërkohë, derisa njëri ka të bëjë me vendosjen e  mbishkrimeve të tilla në mure të objekteve në veri të Mitrovicës,  mbishkrime të tjera janë vendosur nëpër tabela të komunikacionit në Zveçan.

“Është raportuar se në  në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur, janë shkruar mbishkrime ‘WAGNER’”, deklaron policia.

“Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”.

Këto raste janë hapur për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike.

“WAGNER” është një grup ushtarak rus i cili është i përfshirë direkt në agresonin rus në Ukrainë.

 


MË SHUME NGA Kosovë