Komisioni për  Punë të Jashtme formoi grupin punues për vitin 2023
Kosovë

Komisioni për  Punë të Jashtme formoi grupin punues për vitin 2023

RTKlive

Komisioni për  Punë të Jashtme dhe Diasporë, mbajti sot mbledhjen e  parë të sesionit pranveror, kryesuar nga  Haki Abazi, kryetar i këtij komisioni.

Në këtë mbledhje, Komisioni fillimisht shqyrtoi dhe përkrahu  raportin e punës për vitin që lamë pas, njofton zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.

Në vijim, Komisioni formoi grupin punues për hartimin e planit të punës për vitin 2023, në përbërje të deputetëve: Gazmend Gjyshinca (kryesues), Ariana Musliu – Shoshi, Time Kadrijaj dhe Adelina Grainca, anëtarë të këtij grupi.


MË SHUME NGA Kosovë