Mbrëmje humanitare, për tri orë janë dhuruar rreth 500 mijë euro|Video
RTKlive
(E plotësuar) Gjatë transmetim të drejtpërdrejt, të mbrëmjes humanitare ”Bashkë ia dalim”, janë dhuruar rreth gjysmë milioni euro donacione, kjo vetëm nga telefonatat e qytetarëve dhe bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet e javës së kaluar në Kosovë.
Këtu nuk janë llogaritur transaksionet bankare dhe format e tjera të donacioneve, por vetëm ato që janë regjistruar përmes telefonatave.
Këtë shifër të donacioneve e dha prezantuesi i mbrëmjes humanitare, Fatmir Spahiu, gjatë transmetimit të drejtpërdrejt në RTK1.
Mbrëmja humanitare në ndihmë familjeve që pësuan nga vërshimet e fundit në Kosovë u transmetua në RTK1, që është edhe sponsor kryesor medial.
Mbrëmjes humanitare, ”Bashkë ia dalim” i janë bashkuar shumë artistë e figura publike.
Ky organizim po transmetohet drejtpërdrejt në RTK, Klan Kosova dhe T7.
Mbrëmje humanitare, për dy orë janë dhuruar 327 mijë euro
RTKlive
(E plotësuar) Për dy orë të mbrëmjes humanitare, ”Bashkë ia dalim”, janë dhuruar 327 mijë euro donacione, kjo vetëm nga telefonatat e qytetarëve dhe bizneseve, që janë bërë pjesë e iniciativës për t’i ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet e javës së kaluar në Kosovë.
Kështu tha prezantuesi i mbrëmjes humanitare, Fatmir Spahiu, gjatë transmetimit të drejtpërdrejt në RTK1, që është edhe sponsor kryesor medial.
Mbrëmjes humanitare, ”Bashkë ia dalim” , i janë bashkuar shumë artistë e figura publik. Ky organizim po transmetohet drejtpërdrejt në RTK, Klan Kosova dhe T7.
Mbrëmje humanitare për familjet që pësuan nga vërshimet
RTKlive
(E plotësuar) Ka filluar mbrëmja humanitare në ndihmë familjeve që pësuan nga vërshimet e javës së kaluar në Kosovë. Kjo mbrëmje po transmetohet drejtpërdrejt në RTK1, që është edhe sponsor kryesor medial.
Shumë familje pësuan nga vërshimet që ndodhen javën e kaluar në Skenderaj, Mitrovicë, Klinë e Istog.
Skenderaj ishte komuna që u dëmtua më shumë, pasi vërshimet shkatërruan shumë shtëpi e ekonomi familjare.
Dëmet llogariten të jenë milionëshe, edhe pse shuma e saktë ende zyrtarisht nuk është përcaktuar.
Sonte në RTK, mbrëmje humanitare për familjet që pësuan nga vërshimet
J.Musliu
Mbrëmje humanitare në ndihmë familjeve që pësuan nga vërshimet e javës së kaluar në Kosovë. Kjo mbrëmje fillon në orën 20:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK1, që është edhe sponsor kryesor medial.
Shumë familje pësuan nga vërshimet që ndodhen javën e kaluar në Skenderaj, Mitrovicë, Klinë e Istog.
Skenderaj ishte komuna që u dëmtua më shumë, pasi vërshimet shkatërruan shumë shtëpi e ekonomi familjare.
Dëmet llogariten të jenë milionëshe, edhe pse shuma e saktë ende zyrtarisht nuk është përcaktuar.
Sidoqoftë, për t’u dalë në ndihmë banorëve të këtyre zonave, për shkak të pamundësive financiare që vetë të kompensojnë dëmet, komunat që pësuan nga vërshimet, kanë organizuar një mbrëmje humanitare.
Bashkë me komunitetin e artistëve, dhe me RTK-në si sponsor kryesor medial që do të bëjë transmetimin e drejtpërdrejtë të kësaj mbrëmjeje, do t’u ofrohet mundësia të gjithë atyre që kanë dëshirë të ndihmojnë, të japin kontributin e tyre.
Përveç disa pikave artistike që do të ekzekutohen në këtë mbrëmje, do të jenë këngëtarë,aktorë, artistë e intelektualë të tjerë që do t’u përgjigjen telefonatave të qytetarëve që duan të japin kontributin e tyre.
Mikpritës i mbrëmjes do të jetë aktori i njohur, Fatmir Spahiu kurse mbrëmja do të fillojë në orën 20:00 në RTK1, së cilës do t’i bashkohen në këtë transmetim edhe televizionet Klan Kosova, T7 e Kanal 10.
Numrat e telefonave në të cilët qytetarët mund të telefonojnë për të dhënë kontributet e tyre e për të shprehur solidaritetin, do të shfaqen në ekranin televiziv, sapo të fillojë kjo mbrëmje humanitare.