Komuna e Fushë Kosovës dështon në shpenzim të buxhetit |Video
Kosovë

Komuna e Fushë Kosovës dështon në shpenzim të buxhetit |Video

Valjete Shala / RTK

Rruga “Dardania” prej vitesh ishte paraparë të bëhej shesh.

Por as pas shumë vitesh dhe premtimesh, punët nuk po fillojnë e buxheti i komunë po bartet nga viti në vit. Në mbledhjen e Komitetit për Politike dhe Financa gjatë ditës është vendosur që në mbledhjen e së hënës të Kuvendit të Komunës të barten 6.3 milionë euro të pashpenzuar nga viti 2021 dhe 2022.

Bartjen e mjeteve e arsyetojnë më shumë faktorë.

 “Shkaqet e bartjes janë: pandemia, OSHP-ja dhe një sërë problemesh tjera që kemi pasur gjatë realizimit të projekteve e sidomos çmimet e kontratave që kanë lëviz ku si pasoj e saj shumë operator kanë dështuar sepse kanë dashur që projektet t'i kryejnë me çmime sipas dhënies se kontratës", ka thënë  Ramadan Jashanica- Drejtor i Financave në Fushë Kosovë.

Por, opozita në Fushë Kosovë e akuzon komunën për neglizhencë e keqmenaxhim të buxhetit

 “Projektet kapitale prej 30 projekteve, janë realizuar vetëm 4 ose 5. Mendoj qe secili qytetar e din edhe e njeh. Ka me vite të tëra që flitet për një shesh por kurrë nuk ka filluar", ka thënë  Mirsad Qyqalla- shef i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Fushë Kosovë.

Kurse Durim Hajra- shef i Grupit të këshilltarëve të Vetëvendosjes, në Fushë Kosovë, ka thënë se si opozitë e kanë kundërshtuar mos përkthimin e taksave të qytetarëve në projekte.

“Ne si opozitë e kemi kundërshtuar këtë propozim ose me thëne ndryshe mos përkthimin e taksave te qytetareve ne projekte. Faktorët mendojmë qe janë bartur janë: keqplanifikimi, keqmenaxhimi dhe mos-përfshirja e qytetareve ne vendimmarrje”, ka thënë Hajra.

 Buxheti i Fushë Kosovës për sivjet është 15 milionë euro.                         


MË SHUME NGA Kosovë