Nis punëtoria dyditore e Qendrës së VV-së në Prishtinë
Fadil Sertolli / RTKlive
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë përmes një njoftimi për media bënë të ditur se ka filluar punëtoria dyditore e Qendrës së Prishtinës, ku po trajtohen aspektet e organizimit të brendshëm, përfaqësimin në institucionet lokale dhe planin e veprimit të aktiviteteve tona.
“Kryesia e Qendrës së Prishtinës, grupi ynë i Asamblistëve në Kuvendin Komunal, përfaqësues të RVV-së dhe GVV-së, bashkërisht po diskutojmë dhe paraqesim propozime për rritjen tonë organizative e për forcimin e pozitës përfaqësuese”, thuhet në njoftim.
Punëtoria, sipas njoftimit, vazhdon edhe nesër me tema të tjera të rëndësisë së veçantë për organizatën dhe për qytetin në përgjithësi.
“Diskutimet e tilla të brendshme dhe propozimet e nxjerra janë garancë për qëndrimin objektiv të subjektit tonë si opozita më e madhe dhe konstruktive në Kuvend Komunal. Ka qenë një vit intensiv, por punën do ta shtojmë edhe më shumë”, përfundon njoftimi.