08:01 / 29.01.2023
Moti sot me vranësira dhe i ftohtë
B. H./ RTKlive
Edhe sot në vendin tonë do të jetë mot i vranët dhe i ftohtë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës parashikohet që temperaturat minimale të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. Në kryeqytet temperatura do të lëviz nga -2 deri në 0 gradë celsius.