15:33 / 29.01.2023
Vazhdon fushata sensibilizuese për rekrutimin e policëve të komuniteteve
B. H. / RTKlive
Policia e Kosovës përmes video mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, vazhdon t’i inkurajojë dhe ftojë qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.
Këtë kampanjë e kanë përkrahur dhe mbështetur edhe personalitete të larta nga institucione të ndryshme ndërkombëtare.