Nga nesër ndryshon çmimi i biletës në transportin publik në Prishtinë
V. Thaçi / RTKlive
Një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 0.50€.
Komuna e Prishtinës njofton se në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve, ka riorganizuar planin e tarifimit.
Sipas njoftimit për të gjithë përdoruesit e rregullt, çmimi i biletës mujore nga 14.00€ do të zbresë në 13.50€
Po ashtu, për t’iu përshtatur nevojave të të gjithë qytetarëve, në planin tarifor janë përfshirë biletat javore dhe ditore shumëpërdorimëshe:
• Bileta Ditore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve, me çmimin 0.80€
• Bileta Javore përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit në të gjitha ditët e javës, me çmimin 4.00€
Një biletë e rregullt autobusi, e cila mund të përdoret vetëm për një drejtim, do të ketë çmimin 0.50€.
Kartelat javore dhe mujore mund t’i bleni në pikat e shitjes së Trafikut Urban:
Kioska me logon e Trafiku Urban, prapa Objektit të Komunës së Vjetër (tek “Plepat”),
Kioska me logon e Trafiku Urban, në lagjen Kodra e Diellit, tek ”Banesat e Bardha”.
Ndërsa, Biletat Ditore 24 orëshe dhe ato me një drejtim, mund t’i bleni si zakonisht në autobus, duke u pajisur me kupon fiskal, thuhet në njoftimin e Komunës në faqen zyrtare tw Facebook-ut.
Ky plani i ri tarifor do të aplikohet nga data 31 janar 2023.























