Tarifat e reja të Trafikut Urban, nuk mirëpriten|Video
BKT
Kosovë

Tarifat e reja të Trafikut Urban, nuk mirëpriten|Video

Qëndresa Duraku-Xharra / RTK

Komuna e Prishtinës një ditë më parë mori vendim të ndryshoj tarifën e trafikut urban, duke ngritur atë njëdrejtimëshe, e duke uluar atë javore e mujore.

E prej sot bileta e autobusit të Trafikut Urban është ngritur nga 40 cent në 50 cent në një drejtim.

Qytetarët ndërkaq, shprehen që pakënaqur me vendimin e fundit të Komunës.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të përmirësimit të shërbimit të transportit publik dhe inkurajimit të qytetarëve për përdorimin e autobusëve, ka riorganizuar planin e tarifimit.

Çmimet:

Bileta njëdrejtimëshe 0.50

Bileta ditore 0.80, përfshin udhëtime vajtje-ardhje pa limit përgjatë 24 orëve,

Bileta javore 4.00

Bileta mujore 13.50

Përveç biletës njëdrejtimëshe, të gjitha tarifat tjera përfshijnë udhëtimet vajtje ardhje pa limit përgjatë 24 orëve.


MË SHUME NGA Kosovë