Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Emisioni do të fillojë me parashkimin e motit dhe ngjarjet e ditës.
Kurse mysafir të tjerë janë Majlinda Kelmendi - profesoreshë e Fakultetit të Arteve në UP dhe Faton Mazreku, piktor
Për të folur për krijimtarinë letrare, e ftuar është Marigona Kelmendi, shkrimtare
Për të folur për situatën e furnizimit me ujë të pijshëm, e ftuar është Arjeta Mjeku - zëdhënëse në Ujësjellësin ”Prishtina”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.