Ministrja Haxhiu përkujton dy viktimat e demonstratës së 10 shkurtit 2007
BKT
Foto: Albulena Haxhiu/Facebook
Kosovë

Ministrja Haxhiu përkujton dy viktimat e demonstratës së 10 shkurtit 2007

J.Musliu/RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përkujtoi protestën e para 16 vjetëve ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini.

Sipas Haxhiut, ata u bënë sakrifikuesit e shtetësisë “që nuk dukej në horizont pa këta protagonistë”.

Ministrja Haxhiu tha se e drejta për ushtrim paqësor të mendimit të lirë e qytetar, atë ditë u dhunua me shkopinj e plumba gome nga ana e policisë së UNMIK-ut.

“Rënia e tyre e ngriti edhe më shumë alarmin për korrigjim të padrejtësisë që po na bëhej me pakon e Ahtisaarit, e cila vetëm pastaj rezultoi me përmendjen e togfjalëshit “pavarësi e mbikëqyrur”, ende pa u mbushur as 3 javë prej vrasjes së dy aktivistëve nga plumbat e policisë rumune”, deklaroi Haxhiu.

Ajo rikujtoi se para 3 vjetëve, zyrtarisht i është drejtuar autoriteteve rumune me shkresë për informacione lidhur me detajet procedurale dhe veprimet e ndërmarra për vrasjen e dy ish-aktivistëve të VV-së.

“Vitin e kaluar rastin e kam adresuar edhe te Sekretari i Kombeve të Bashkuara për të kërkuar informata lidhur me nivelin e zhvillimit të prcedurave dhe marrjen e  përgjegjësisë nga policia rumune”.

Ajo deklaroi se ativistët po protestonin paqësisht atë ditë për ta mbrojtur vendin e tyre.

“Mbledhja e qytetarëve për protestë paqësore është e drejtë universale e garantuar edhe me konventa ndërkombëtare. Prandaj, për vrasjen e Monit dhe Arbenit, nuk do te rreshtim së kërkuari përgjegjësi”.

 


MË SHUME NGA Kosovë