15:52 / 12.02.2023
Mehaj: Oficerët e rinj treguan rezultate të larta në kursin bazik
RTKlive
Oficerët e rinj të FSK-së pas katër muajsh përfunduan me sukses ushtrimin final të kursit bazik.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.
Ministri Mehaj ka deklaruar se kursi Bazik për Oficerë është i përbërë nga tri faza, ku kursantët u testuan në pjesën teorike dhe praktike në modulet e Operacioneve I dhe Operacioneve II.
Mehaj tha se pavarësisht motit të ftohtë dhe sfidave të ndryshme në terren, kandidatët treguan përkushtim maksimal dhe rezultate të larta në ushtrim.

























