Haradinaj: Me Shqipërinë ecim bashkë drejt integrimeve euro-atlantike
BKT
Kosovë

Haradinaj: Me Shqipërinë ecim bashkë drejt integrimeve euro-atlantike

B. H. / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane nga Kuvendi i Shqipërisë. 

Haradinaj në përvjetorin e 15-të të pavarësisë, ka shprehur mirënjohjen për kontributin e Shqipërisë për Kosovën. 

"Në vigjilje të përvjetorit të 15-të të pavarësisë, prita në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian nga Kuvendi i Shqipërisë, kryesuar nga Jorida Tabaku. Pata kënaqësinë të pranoj urimet në këtë përvjetor të pavaresisë si dhe shpreha mirënjohjen time për kontributin e shtetit shqiptar për Kosovën", ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

Ai ka thënë se do të ecim bashkë si komb drejt integrimeve euro-atlantike.  

"Në takim shpreha edhe njëherë përcaktimin tonë per thellimin e bashkëpunimit që të ecim bashkë si komb drejt integrimeve euro-atlantike!", ka përfunduar Haradinaj.


MË SHUME NGA Kosovë