Surroi: Ky vit është ‘deadline’ natyral për marrëveshje Kosovë-Serbi
A.B/RTKlive
(E plotësuar) Njëri ndër protagonistët në bisedimet Kosovë-Serbi, Veton Surroi, për mundësinë e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, tha se një deadline natyral është ky vit dhe për këtë janë shumë arsye.
“Njëri prej arsyeve është se nuk ka zgjedhje, arsye tjetër është se zgjedhjet amerikane janë në vitin tjetër, arsye tjetër është se në këtë vit do të thellohet lufta në Ukrainë”, theksoi ai.
Surroi: Procesi negociator do të jetë shumë i vështirë, duhet unitet
(E plotësuar) Njëri ndër protagonistët në bisedimet Kosovë-Serbi, Veton Surroi sonte në RTK, ka folur për zhvillimet e fundit rreth dialogut, por edhe historikun e tij që nga viti 1999.
Veton Surroi, këshilltar i ekipit negociator për dialogun Kosovë-Serbi, tha se hapi i parë është se dy shtetet kanë hyrë në një proces negociator. “Hapi i parë është që Kosova dhe Serbia të pranojnë se kanë hyrë edhe formalisht se në një proces negocitor në bazë të parimeve të panegociushme të planit franko-gjerman, unë besoj se kjo tashmë po ndodh dhe kur do që të ketë takim të parë në të ardhmen e afërt, brenda këtij muaji do të kemi fillim të procesit negociator i cili pastaj do të jetë shumë i vështirë”, tha ai. Për RTK Prime.
Surroi ka thënë se Kosovës i duhet uniteti politik. “Është mirë që ketë konsultime mes pozitës dhe opozitës, jo vetëm me deklarime”, tha ai. Surroi tha se është pro fillimit të procesit negociator dhe duke ruajtur caqet strategjike, si anëtarësimin në NATO e BE, etj.
Surroi: Në bisedimet e Rambujesë, Kosova kishte unitet politik
Njëri ndër protagonistët e bisedimeve në vitit 1999, Veton Surroi, ka evokuar kohën e bisedimeve të vitit 1999 në Paris dhe unitetin që kishte delegacioni i Kosovës, gjatë bisedimeve të Marrëveshjes së Rambujesë.
“Në fakt uniteti u mbërrit me shumë mund të madh, përfshirë edhe presionin amerikan, përfshirë edhe premtime të ndryshme, por në fund u mbërrit”, tha ai për RTK, duke shtuar se në fund ishte oferta në tavolinë ishte lërë ose merre.
Sipas tij, delegacioni i Kosovës ishte në një paralizë, për shkak të delegacionit të UÇK-së. “Edhe po ta nënshkruanim, Rugova, Qosja dhe unë, nuk do të kishte vlerën pa nënshkrimin e përfaqësuesit të UÇK-së”, tha ai.























