Horizonti i 11-të i Trepçës përmbytet nga uji|Video
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Horizonti i 11-të i Trepçës përmbytet nga uji|Video

Valdete Osmani / RTK

Nga data 27 janar, horizonti i 11-të në minierën e Trepçës është vërshuar nga uji.

Kabllot elektrike e magazina e barutit, të zhytura nën ujë, shihen jashtë funksionit.  Se është jashtë funksionit ende dhe se situata është alarmante, e konfirmon për RTK-në edhe drejtori ekzekutiv i saj, Enis Adurrahmani.

Sipas minatorëve të cilët kërkojnë të jenë anonimë për shkaqe sigurie, kjo gjendje është që nga data 27 janar.

Videot ekskluzive të siguruara nga RTK tregojnë qartë se është i pamundur normalizimi i situatës të paktën deri ditën e enjte.

Sipas burimeve të RTK-së, kjo gjendje ka ardhur si pasojë e pakujdesisë njerëzore dhe jo nga defektet e kabllove të vjetra, pasi nuk është intervenuar me kohë.

Ata tregojnë se vërshime ka pasur edhe në të kaluarën, por asnjëherë në këtë masë!

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv konfirmon se kjo situatë nuk e ka bllokuar punën në horizontet e tjera.

Gjatësia e ujit kalon 1 km. Dëmet nga ky vërshim ende nuk mund të vlerësohen.  Drejtori mohon zërat që thonë se nuk është duke u intervenuar brenda horizonteve.

Sipas tij, minatorët janë duke punuar dhe të enjten horizonti i 11-të do te jetë i gatshëm dhe në funksion.

Videot ekskluzive të siguruara nga RTK tregojnë se është i pamundur normalizimi i situatës të paktën deri të enjten. 


MË SHUME NGA Kosovë