Ngjarjet e datës 15 shkurt
BKT
Kosovë

Ngjarjet e datës 15 shkurt

RTKlive

Ngjarjet e datës 15 shkurt 2023.

Mbahet vazhdimi i konferencës përgatitore për gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. (Hagë, ora 9:30)  

Mbahet tryezë e rrumbullakët me temë diskutimi “Roli dhe pozita e grave rurale në Kosovë”. Marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Komuna e Prishtinës, si dhe shoqatat nacionale nga fusha e bujqësisë. (ora 9:45)

UBT organizon konferencën “Kosova dhe Urbanizmi i Ri: Qëndrueshmëria, Inovacioni, Teknologjia, Qëndrueshmëria dhe Investimet”, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare. (Kampusi i UBT-së, Lipjan, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve prezanton raportin me të gjeturat e projektit të “Vlerësimit të dinamikës së popullsisë së qenve në Komunën e Prishtinës”. (Shtëpia e Evropës, rruga “UÇK” në Prishtinë, ora 10:30)

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës hap ekspozitën “Kosova pas  Luftës së dytë Botërore në dokumente arkivore”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

Lëvizja FOL organizon konferencë për media ku do të publikoj të dhënave nga monitorimi i realizimit të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë për periudhën janar-dhjetor 2022. (Zyret e Lëvizjes Fol, ora 11:00)

 Komuna e Vushtrrisë organizon shfaqje teatrale për fëmijët nga Teatri “Dodona”. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri, ora 11:00)

Instituti Shkencor Kosovar - Suedez promovon triologjinë  "Ato gdhendin dhimbjen" të autores Alketa Gashi Fazliu. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

Komisioni për Integrim Evropian, shqyrton Projektligjin për pyjet, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 12:00)

Universiteti i Prishtinës për nder të 53 vjetorit të themelimi të tij organizon ceremoni solemne. I pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, ora 13:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Nisja nga Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)

Promovohet libri "Rikthimi i gjeopolitikës" i autorit Sadri Ramabaja. (Libraria Dukagjini, ora 18:00)

Manifesta 14 Prishtina shfaq filmin e shumëpritur "Trapped by Law" nga Sami Mustafa dhe në panelin e diskutimit mbi përfshirjen e komuniteteve jo-shumicë në shoqërinë tonë në Kosovë. (Kino Armata, ora 18:00)


MË SHUME NGA Kosovë