10:17 / 17.02.2023
I “Sapolinduri” bëhet “Jo rithyerje”
J.Musliu/RTKlive
Ideatori dhe krijuesi i obeliskut me të cilin Prishtina, por edhe Kosova identifikohen viteve të fundit, që nga shpallja e pavarrësisë, edhe këtë vit ka ndryshuar ngjyrat.
Megjithëtëse, ka 15 vjet që Fisnik Ismaili ia ndryshon ngjyrat, duke përcjellë nga një mesazh të veçantë, këtë vit, shkronjave të mëdha, ua ka ndryshuar edhe vendet.
Mesazhi është kundër krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Duke lëvizur shkronjat e “New Born”, ai ka krijuar mesazhin “NO NEW BR”, kurse mbi dy shkronjat e fundit ka shkruar, “Broken Republic” (Republikë e thyer).
Neëborn-i, i cili u inauguruar më 17 shkurt të vitit 2008, është bërë një simbol i lindjes së re të Kosovës.























