Krenaria jonë!
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Krenaria jonë!

J.Musliu/RTKlive

Mijëra qytetarë janë mbledhur për ta shikuar maratonën ushtarake dhe policore. Ushtria dhe Policia e Kosovës kanë parakaluar nëpër sheshet e Prishtinës në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Qytetarë të shumtë nga të gjitha viset shqiptare kanë parë nga afër parakalimet e pjesëtarëve të këtyre dy institucioneve të rendit dhe sigurisë.

Ata janë shprehur krenar me FSK-në dhe Policinë dhe kërkojnë që ky ritëm i zhvillimit të tyre të mos ndalet.

Me duartrokitje të qytetarëve dhe nën tingujt e orkestrës së FSK-së, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe Policisë së Kosovës parakualuan me të gjitha njësitet e saj.


MË SHUME NGA Kosovë