Ngjarjet e datës 1 mars
RTKlive
Ngjarjet e datës 1 Mars 2023.
Me rastin e 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, përfaqësues të Handikos-it takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. (Zyra e Kryeministrit, ora 8:45)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione bënë shqyrtimin e Projektligjit nr.08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-031për lirinë fetare në Kosovë; si dhe Shqyrtimin e peticioneve. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, pret Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)
OJQ Aktiv organizon një diskutim për bashkëpunimin ndërkufitar kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe rëndësinë e komunikimit. (Hotel “Sirius”, Prishtinëm ora 11:00)
Përfaqësues të Handikos-it takohen me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. (Zyra e Kryeparlamentarit, ora 12:00)
Përfaqesues të Handikos-it takohen me drejtorë komunalë. (Komuna e Prishtinës, ora 13:30)
Përurohen zyrat e shoqatës “Handikos” në Han të Elezit. Marrin pjesë Mathew Cullinane nga USAID-i dhe drejtoresha e organizatës “Komunitetet Globale”, Carrie Hessler Radelet. (Shtëpia e Kulturës në Hanin e Elezitm ora 14:00)























