16:38 / 03.03.2023
Certifikohet gjenerata e re e instruktorëve të FSK-së
E. Hoti/ RTKlive
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se pas katër javëve trajnimin intensiv, sot u certifikua gjenerata e re e instruktorëve të FSK-së.
Sipas njoftimit, instruktorët e rinj, do jenë të angazhuar në trajnimin dhe edukimin e gjeneratave të reja që do t’i bashkohen FSK-së.
“Me qëllim të avancimit dhe ngritjes profesionale të Forcës së sigurisë së Kosovës në “Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes” në Ferizaj, pas katër javëve trajnimin intensiv, sot u certifikua gjenerata e re e instruktorëve të FSK-së.
Instruktorët e rinj, do jenë të angazhuar në trajnimin dhe edukimin e gjeneratave të reja që do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.























