Varroset ish-luftëtari i UÇK-së, Agron Haradinaj ​
BKT
Kosovë

Varroset ish-luftëtari i UÇK-së, Agron Haradinaj ​

F.Sertolli / RTKlive

Familjarë e miq të shumtë janë mbledhur sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-luftëtarit të UÇK-së, Agron Haradinaj.

Agron Haradinaj është varrosur sot në varrezat  e Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan të Deçanit.

Ish-luftëtari Agron Haradinaj ka vdekur të enjten pas përballjes me një sëmundje të rënd.

Në varrimin e tij të pranishëm ishin edhe emra të shumtë të politikës në vend.

Ndryshe Agron Haradinaj ishte vëllai i Nasim Haradinajt, i cili vazhdon të jetë në Hagë, i burgosur në kuadër të Gjykatës Speciale


MË SHUME NGA Kosovë