Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” proteston me rastin e 8 Marsit|Video
RTKlive
Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” po proteston me rastin e 8 Marsit - Ditës së Gruas.
Protesta në kërkim të respektimit të të drejtave të grave në Kosovë po mbahet me thirrjet “Patriarkati vret” dhe “Vrasjet ndaj grave janë të paralajmëruara”.
Ky marsh ka nisur para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë dhe po vazhdon edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Elvedina Hajdari, e cila ka thënë se ka qenë viktimë e dhunës në familje, ka thënë në protestë se është në kërkim të drejtësisë për gratë. Ajo tha se institucionet e drejtësisë shpesh bëhen bashkëfajtore në dhunën që ushtrohet ndaj grave.
Protesta të ngjashme janë mbajtur edhe vitet e kaluara në Kosovë, kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu, në një konferencë për media deklaroi se përqindja e grave në tregun e punës vazhdon të jetë e ulët në krahasim me meshkujt. Sipas saj, vetëm 16 për qind të grave janë aktive në tregun e punës.





























