Duhanpirja nga nxënësit|Video
Valjetë Shala/ RTK
Cigarja pihet me të madhe nga të rinjtë, bile edhe nën moshën 16 vjeçe, në afërsi të shkollave.
Kurse disa nga shitësit mundohen të arsyetojnë këto veprime të adoleshentëve, teksa cigaret i mbajnë në vende të ekspozuara. Lidhur me këtë, grupi për monitorimin e ligjit për kontrollin e duhanit, ka mbajtur një takim.
Shumë cigare të konsumuara, janë nga të rinjtë, shpesh nxënës nën moshën 16 vjeçe. Madje disa nga ta tregojnë sesi cigarja pihet me të madhe nga moshatarët e tyre. Shpesh herë duke mos u kërkuar as dokumente në pikat shitëse në afërsi të shkollave, ku sigurojnë.
“Po, shitet e cigarja. As nuk kërkohet letërnjoftim. Edhe alkool mundeni me ble e të gjitha", tha një nxënës.
Kurse disa nga shitësit mundohen të arsyetojnë këto veprime të adoleshentëve.
“Vijnë këtu, kjo nuk është ndalesë- kush do pi. Ai, për shembull rren. Thotë e kam për nënën, për babën, por e pi vet”, tha një shitës.
Madje, përveç cigareve të zakonshme, edhe ato elektronike vazhdojnë të shiten me të madhe. Ato shihen të ekspozuara në markete të vendit.
RTK ka pyetur edhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, por ata nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e RTK-së.
Sidoqoftë, për një kontroll më të rreptë është themeluar edhe Grupi për monitorimin e Ligjit për kontrollin e duhanit, ku këto ditë mbajti takim në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sa u përket inspektimeve, nga Ministria e Shëndetësisë për RTK-në kanë thënë se mbikëqyrja e zbatimit të ‘Ligjit të Duhanit’ parashihet nga shumë institucione, sikurse nga Inspektorati Sanitar, Shëndetësor, i Punës, Arsimit, Policisë etj.























