Djegia e ish-gjimnazit në Ferizaj, Çeku: Ky është krim
Foto /MKRS
Kosovë

Djegia e ish-gjimnazit në Ferizaj, Çeku: Ky është krim

N.Mekolli /RTKlive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka reaguar pas djegies së objektit të ish-gjimnazit të parë në Ferizaj “Ismail Qemali” i njohur si “Gjimnazi i Vjetër”.

Çeku, në një postim në Facebook, ka thënë se djegia e këtij objekti është krim dhe përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

Ai bëri të ditur se kontrata për restaurimin e gjimnazit është nënshkruar javën e kaluar dhe tha se ky objekt do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve.

 “Kontratën për restaurimin e gjimnazit të vjetër e patëm nënshkruar javën e kaluar. Dje kanë nisur punimet, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ia vunë flakën. Ky është krim. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ai.

“Gjimnazi i vjetër ‘Ismail Qemali’ në Ferizaj do të restaurohet, i pëlqeu apo jo keqbërësve. Trashëgimia jonë kulturore është më e rëndësishme se interesat tuaja të ngushta. Metodat e porositë mafioze nuk na ndalojnë”, shkruan Çeku.

Objekti i ish-gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali” në Ferizaj u përfshi nga zjarri masiv në orët e para të mëngjesit të së martës.

Komuna e Ferizajt, përmes një reagimi publik, deklaroi se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha në të gjithë objektin, i cili përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore. Në reagim thuhet se objekti dje ka nisur të rinovohet tërësisht nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës.

Tutje, Komuna njofton se me të marrë informatën, Shërbimi i Zjarrfikësve ka dalë në vendngjarje, duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ta shuar zjarrin, ndërsa shtoi se do ta mbrojë këtë objekt për t'ia ofruar publikut, pas punës restauruese aty.

Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtmeMund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

 


MË SHUME NGA Kosovë