Vritet një person dhe plagosen dy të tjerë në lagjen Arbëria të Prishtinës
Foto: Edina Avdiu
Kosovë

Vritet një person dhe plagosen dy të tjerë në lagjen Arbëria të Prishtinës

Edina Avdiu/RTK

Një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë zjarri, ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar, në mesditën e sotme, në një hotel në lagjen “Arbëria” të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti bëri të ditur për RTK-- në se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Sot rreth orës 13:20  policia ka marrë informatën për të shtëna  me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë  dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Kosovë