13:31 / 20.03.2023
Haxhiu: Si asnjëherë më parë strehimoret kanë vëmendjen e shtetit
RTKlive
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka vizituar strehimoren e viktimave të dhunës në familje, në Pejë.
"U njoftuam me punën që bëhet, shërbimet që ofrohen për të mbijetuarat dhe fëmijët e tyre, kurset që ofrohen me qëllim të aftësimit profesional. Si asnjëherë më parë strehimoret kanë vëmendjen e shtetit. Për dallim nga vitet e tjera, këtë vit Qeveria ka ndarë buxhet emergjent dhe është shtuar buxheti për mbështetjen e OJQ-ve, në 1 milion e gjysmë", ka shkruar ajo në Facebook.