Policia në Vushtrri realizon aktivitete për sigurinë në trafik
F. Sertolli / RTKlive
Parandalimi i aksidenteve dhe ofrimi i sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor mbetet një prej objektivave parësor të policisë, në saje të kësaj Njësiti i Komunitetit në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, përveç ligjëratave me nxënës është duke zhvilluar edhe aktivitet shtesë me qëllim të vetëdijesimit për njohuri dhe respektim të rregullave të trafikut rrugor.
Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se Policia në Vushtrri, na vazhdimësi po ndërmerr masa duke ka shtuar aktivitetet me prezencë të shtuar policore përmes pikave të kontrollit të automjeteve, patrullimeve këmbë si dhe pika kontrolli në afërsi të shkollave, me qëllim të ofrimit të sigurisë në trafikun rrugor, parandalimin e aksidenteve e kundërvajtjeve si dhe ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në respektim të rregullave të trafikut rrugor.