Policia mban aktivitetin e tretë të  Projektit ‘’ECIM ME POLICINË’’
Kosovë

Policia mban aktivitetin e tretë të  Projektit ‘’ECIM ME POLICINË’’

F. Sertolli / RTKlive

Policia Rajonale e Ferizajt në bashkëpunim me Sektorin e Rinisë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Ferizajt, OJQ-në ‘’Kuvendi i të rinjve të Ferizajt" në kuadër të projektit ‘’Ecim me policinë’’ realizoi aktivitetin e tretë ‘’ Ecim me policinë’’ i cili u mbajt sot nga ora 10:00.

Në një njoftim për media, thuhet se ecja së bashku me policinë filloi nga stacioni i policisë në Ferizaj e deri te Parku i Lirisë, ku u zhvilluan disa aktivitete nga të rinjtë.

“Projekti vazhdon sipas agjendës së bashkangjitur edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë