Moti sot në Kosovë e Shqipëri
Kosovë

Moti sot në Kosovë e Shqipëri

RTKlive

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e shtune parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Sipas institutit, vranësirat në orët e vona parashihen që vende –vende të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Parashihet të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, derisa temperaturat do të sillen nga 4 gradë Celsius më ulët në Dragash deri në 21 grada Celsius më e larta në Gjakovë.

Ndërsa Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri bëri të ditur se të shtunën vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me një moti me vranësira e kthjellime.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim dhe shpejtësi 1-6m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 8m/sek. Temperaturat do të silen nga 4 gradë Celsius më e ulët në Kukës deri 22 gradë në Tiranë.     


MË SHUME NGA Kosovë