Nxënësit në Qendrat e Kompetencës aftësohen për treg| Video
Valbona Tahiri / RTK
Në Qendrat e Kompetencës në Kosovë, nxënësit aftësohen nëpërmjet mësimit dual për tregun e punës.
Punëtorit në këto qendra për kryerjen e punës praktike nga nxënësit janë të pajisura me mjetet e konkretizimit të teknologjisë së fundit. E diplomat nga këto Qendra të Kompetencës, njihen edhe në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Aldion Vllahiu nxënës në klasën e dhjetë, profesion të së ardhmes ka përzgjedhur drejtimin e metal punuesit. Këtë përzgjedhje Aldioni e ka bërë pasi familja e tij merret me punimit e metalit dhe ai e cilëson profesion fitim prurës.
Përballë punëtorisë së saldimit, ndodhet punëtoria tjetër ajo e instalimit të ujësjellësit, kanalizimit, klimatizimit dhe ngrohjes.
Në këtë qendër gjatë një jave shkollim aty, nxënësve u ofrohet 3 ditë mësim teori dhe 2 ditë mësim në punë praktike.
Drejtimi më i ri këtë vit shkollor, i cili ofrohet për mësimin profesional në në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë është ai i floktarisë.
Tanimë klasa për zhvillimin e punës praktike të drejtimit të floktarisë është e pajisur me të gjitha mjetet e konkretizimit.