Qytetarët ankohen për mbikalime dhe nënkalime|Video
BKT
Kosovë

Qytetarët ankohen për mbikalime dhe nënkalime|Video

Hana Marteti /RTK

Kryeqyteti, ka investuar qindra mijëra euro nga taksat e qytetarëve për ndërtimin e mbikalimeve dhe nënkalimeve. Mirëpo, ato nuk po shfrytëzohen për shkak të mosmirëmbajtjes dhe papastërtive.

Komunarët thonë se kanë vështirësi për mirëmbajtjen e tyre, e qytetarët japin arsyet se pse nuk i shfrytëzojnë mbi dhe nënkalimet.

Edhe nxënësit e shkollës "Ali Sokoli", që përballë kanë mbikalimin, nuk e shfrytëzojnë asnjëherë.

Ndërsa Komuna e Prishtinës tha se mbikalimet janë shumë problematike sidomos ai përballë shkollës "Ali Sokoli" në kryeqytet.

Sipas Komunës, nënkalimet shfrytëzohen më shumë dhe kanë filluar një plan për mirëmbajtjen më të mirë të tyre.

Por, në lagjen "Tophane" tash e sa vite nënkalimi, sipas banorëve, është tërësisht i pashfrytëzueshëm.

Pritet që së shpejti Komuna e Prishtinës t'i realizojë matjet e nevojshme, në mënyrë që këto nënkalime dhe mbikalime të jenë të shfrytëzueshme nga kalimtarët.


MË SHUME NGA Kosovë