Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, Peja më e prekura
BKT
Kosovë

Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, Peja më e prekura

F. Sertolli / RTKlive

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike, ku si pasojë rajoni më i prekur është ai i Pejës.

“Për shkak të erërave të forta që përfshinë tërë territorin e Kosovës nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, disa largpërçues janë jashtë funksionit. Dëmet janë shkaktuar kryesisht në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike, ndërkaq rajoni më i prekur është ai i Pejës”, thuhet në njoftim.

KEDS në njoftimi e saj, thotë se ka angazhuar ekipet me qëllim të kthimit në normalitet të kësaj gjendjeje, me këtë rast ka kërkuar mirëkuptim nga konsumatorët e vetë.


MË SHUME NGA Kosovë