Komuna e Gjilanit nderon heroizmin e dëshmorit Agim Rushiti
BKT
Foto: Komuna e Gjilanit
Kosovë

Komuna e Gjilanit nderon heroizmin e dëshmorit Agim Rushiti

RTKlive

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, së bashku me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe te busti i dëshmorit Agim Rushiti, në oborrin e spitalit të përgjithshëm, në 34-vjetorin e rënies.

Nënkryetarja Morina Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, duke thënë se “do t’i përkujtojnë gjithmonë ata që e deshën atdheun dhe u sakrifikuan për të”.

"Si çdo vit edhe këtë vit bëmë homazhe për të nderuar dhe respektuar rënien veprën heroike të Agim Rushitit, i cili ra dëshmor në vitin 1989”, tha ajo.

“I përkujtojmë ata që e deshën atdheun dhe u sakrifikuan për të dhe e jemi të përkushtuar që amanetin e tyre ta bëjmë realitet, duke punuar dhe zhvilluar vendin”, ka thënë nënkryetarja Morina Bunjaku.​

 


MË SHUME NGA Kosovë