19:44 / 30.03.2023
Zhduket veterani Samir Puza, familja kërkon ndihmë për ta gjetur
J.M/RTKlive
Është zhdukur Samir Puza, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me autorizim të familjes Puza, lajmin dhe njëkohësisht thirrjen për ndihmë në gjetjen e tij, e ka dhënë Zyra për Media e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në njoftim shkruan se nga e shtuna e javës së kaluar, më 25 mars 2023, nuk ka asnjë informacion për ish luftëtarin dhe familjarin Samir Puza (Maka).
I njëjti nuk është lajmëruar në shtëpi dhe familja nuk di asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij.
Familjarët sqarojnë se Samiri është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si djalë i urtë dhe punëtor.
Prandaj, ata lusin të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë).